Nano plas "bombën": Metës i hanë duart, ka për të dhënë dorëheqjen vetë
Ditën e djeshme, presidenti Meta doli në një konferencë për shtyp ku përevec fjalës së tij lidhur me gjendjen në vend, iu përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve.

“Unë jam vetëofruar për ta lënë postin tim, gjithmonë i gatshëm që kjo të bëhet në emër të zgjidhjes së krizës. Nuk e kuptoj, ju intereson zgjidhja e krizës, apo shkarkimi i Presidentit? Nëse ju intereson shkarkimi i Presidentit, kjo është shumë e lehtë, zgjidhim krizën, ikën edhe Presidenti”, tha Meta


Edhe pse shkarkimi i tij sipas procedurës duhet i largët dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që do thotë fjalën e fundit, analisti Mustafa Nano jep një tjetër version.

Sipas tij vetë Meta e kërkon shkarkimin. Nano shkon edhe më tej teksa thotë se Metës po i “hanë duart” për të bërë atë që di të bëjë më mirë.

“Ilir Metës do i shkonte ta shkarkonte, po i hanë duart të shkojë andej ku është opozita. I hanë aq shumë duratë, sa edhe nëse nuk e shkarkojnë ka për të dhënë dorëheqjen vetë. Kam përshtypjen se nëse ndarja do bëhet më e madhe mes opozitës dhe qeverise ai nuk do rrijë më aty”, deklaroi Nano.

Shtuar më 12/06/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori