Një 34-vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, bëhet fjalë për
shtetasin me iniciale P.H., i cili akuzohet për trafik droge në
Itali.
Për 34-vjeçarin, gjykata e
Brescias në
Itali ka
caktuar masën e sigurisë arrest më burg. Pas procedurave nga ana e policisë, ai do të ekstradohet në
Itali.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë,
shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. H., 34 vjeç, banues në Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e
Brescias,
Itali, në datën 26.02.2020, i ka
caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtuar më 16/02/2021,
ora 08:43