Nafta në Maqedoni 81 cent, në Kosovë 1 euro, po në Shqipëri?
Çmimi i naftës po pëson ulje drastike në tregjet ndërkombëtare, gjë që pritet të prekë edhe Maqedoninë javën e ardhshme. Sipas eksperteëve, pritet që nga e hëna çmimi i naftës do të bierë në 50 denarë ose 81 cent, ndërsa benzina do të bie ndër 60 denarë ose rreth 97 cent.

Por ndryshe po ndodh në Kosovë ku çmimet e naftës dhe benzinës janë rreth 1 euro për litër. Nga ku rezulton se në Kosovë nafta është ulur vetëm për 15 %, shkruan "Express".

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë me dije se nuk do të ndërhyjë në përcaktimin e çmimit të naftës në vend pasi sipas saj nuk ka dallim të madh me vendet e rajonit.

Ndërsa përsa i përket Shqipërisë nafta dhe benzina vazhdojnë të qëndrojnë në nivele të larta, rreth 170-180 lekë, ose e konvertuar në monedhën europiane rreth 1.3 euro duke patur edhe çmimin më të lartë në rajon dhe jo vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori