Akuzat e rënda të Fjolla Morinës, reagon Morena Taraku

Fjolla Morina, prej muajsh është duke  akuzuar me emra, sipas saj kokat e krimit të organizuar e vrasës.

Ajo është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj. Akuza shpesh dhe vazhdimisht ka bërë edhe për këngëtaren Morena Tarakun.

Fjolla theksoi se Morena është e përfshirë ‘në një krim të organizuar’ duke përmendur edhe emra të tjerë.

Për këtë ka reaguar së fundmi Taraku, e cila shkruan thjesht: “Zot na ruaj mendtë e kokës”.

Fjolla Morina gjithashtu ka tronditur me deklaratën e saj për Vis Martinaj.

Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja.


Shtuar 1.07.2023 11:55