"Na goditën si të ishim kriminelë!”, flet studenti pas përplasjeve me policinë (VIDEO)
Në një moment ku qindra studentë janë mbledhur për të 13-tën ditë për të protestuar, para Kryeministrisë ka patur edhe tensione.

Disa prej studentëve kanë tentuar të rrethojnë Kryeminitrinë por nuk janë lejuar nga policia ku më pas ka patur edhe shtyrje midis tyre.

Një nga studentët shprehet se është goditur dhe provokuar nga policia, pasi ato po tentonin që të rrethonin në mënyrë simbolike kryeministrinë.

“Pasi fikëm mikrofonin vendosëm në mënyrë simbolike që të rrethonim kryeministrinë. Një polic me goditi mua i pari. Ta them dhe kush me provokoi. Sepse ne po ecnim kordon të gjithë bashkë për ti treguar gjithë popullit shqiptar që kryeministria është e shqiptarëve dhe jo e tyre.

Jam goditur. Nuk e kuptoj pse nuk lejohen studentët, sepse kjo është një rrugë e lirë. Vendimi për të rrethuar kryeministrinë ishte momental. Më pas policët u sulën ti gjithë sikur të ishim bandit dhe kriminelët e këtij vendi.”– u shpreh ai.

Kujtojmë se para kryeministrisë ka shtuar forcat e sigurisë, ku siç shihet dhe nga fotot ka një numër të madh policësh.

Kërkesat e studentëve:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve./albeu.com/
Shtuar më 17/12/2018, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori