Maqedonia e Veriut: Pafundësisht kandidate në BE

Maqedonia e Veriut e ka të vështirë në dhe me Europën. Fillimisht bisedimet për antarësimin në BE u penguan nga grindja me vendin fqinjë Greqinë. Pas mëse dy dekadash grindjes iu dha fund pasi Shkupi pranoi ndryshimin e emërtimit të vendit. Kjo i hapi rrugën antarësimit në NATO, që u nënshkrua në vitin 2020. Por tani prej kohësh është Bullgaria që po kundërshton afrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Bullgaria do që Maqedonia e Veriut ta interpretojë në frymën e Sofjes historinë. Po ashtu Bullgaria pretendon, se gjuha maqedonase nuk është e mëvetsishme, por një dialekt i bullgarishtes perëndimore.

Sofja kërkon gjithashtu, që për pakicën bullgare prej 3.000 pjesëtarësh Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën për ta konsideruar këtë pakicë si “komb shtetformues”, por njëkohësisht nuk pranon ekzistencën e një pakicë maqedonase në Bullgari. Edhe Serbia nuk ka qëndrim të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse ajo e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht fjalimeve inkurajuese dhe premtimeve diplomatike të politikanëve perëndimorë: Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet si një top loje në në politikën ndërkombëtare dhe është vendi kandidat për në BE me kohëzgjatjen më të madhe si asnjë vend tjetër. Konferenca e ashtuquajtur e antarësimit në korrik 2022 shënon fillimin e bisedimeve, por bisedime të mirëfillta antarësimi për hapjen e kapitujve deri tani nuk ka pasur, për shkak të bllokadës bullgare.

Ndryshim kushtetute

Parlamenti në Shkup në gusht 2023 për ditë të tëra debatoi mbi kërkesën e Bullgarisë, që kërkon përfshirjen në kushtetutë të minoritetit bullgar. Meqënëse opozita e kundërshton këtë, nuk ka mundur të arrihet deri tani shumica e nevojshme e dy të tretave. Opozita pretendon, se nuk synohet kushtetuta, por rishkrimi i librave shkollorë si dhe vihet në pikëpyetje gjuha amtare, kombi, identiteti dhe historia e Maqedonisë së Veriut. Bullgaria do që ta dominojë në fund Maqedoninë e Veriut. Vendimi i parlamentarëve për ndryshimet kushtetuese për këtë arsye është shtyrë.

Kryetari i opozitës dhe kryetar i partisë nacional-konservatore VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, bën ndërkohë edhe një hap më tej: “Nuk mund të ketë ndryshim të diktuar të kushtetutës”,tha ai të hënën (28.08.2023) për gazetën e Beogradit „Politika” – dhe: “Tani do të jenë zgjedhjet opcioni i vetëm.” Zgjedhësit duhet të vendosin për ndryshimet kushtetuese. Përkundër kësaj deklarate të tij, Portali me popullaritet A1 tërheq vëmendjen, se qeveria mund ta shtyjë teorikisht votimin deri në verën 2024 kur përfundon mandati i rregullt një miratimi në parlament me ndihmën e rregullores së punës parlamentare. Me gjasë qeveria shpreson, se deri atëherë do t’i bëjë për vete tetë deputetët që mungojnë në arritjen e kuorumit duke i shkëputur ata nga radhët e opozitës . Por se çfarë mund t’u premtohet në këmbim këtyre depuetëtve, kjo mbetet e paqartë.

Eksod

Gjendja e luhatur në politikën e brendshme po bllokon në fakt edhe reformat e rëndësishme dhe po e zhgënjen e deprimon popullsinë. Gazeta Vecer përpara pak ditësh kujton, se një ndryshim i kushtetutës në favor për pakicës bullgare nuk është tema më e rëndësishme: “Interesi i parë kombëtar në vend ka të bëjë me një ekonomi të fuqishme, me më pak korrupsion, një kujdes të mirë shëndetësor, me arsim dhe një shtet të fortë ligjor.

“Por në vend të që t’u përkushtohen këtyre temave qeveria dhe opozita sulmojnë reciprokisht njera-tjetrën, se kanë shkatërruar vendin me korrupsion, censurë mediatike dhe kontroll ndaj drejtësisë.

Në përgjithësi në popull në Maqedoninë e Veriut është përhapur ndjenja e stanjacionit total dhe mungesës së perspektivës në vend. Nga politikanët vendas shumica flasin vetëm me nënçmim. Pothuajse askush nuk shpreh ndonjë mendim të mirë për BE dhe as nuk presin ndonjë gjë pozitive nga Brukseli. Kush mundet gjen ndonjë punë jashtë vendit. Eksodi është masiv në Maqedoninë e Veriut, popullsia 1,8 milionëshe është tkurrur vitet e fundit me 10 përqind.

Nuk ka zgjidhje të afërt

Përse një spektër i gjerë politik në Bullgari është unik në qëndrimin ndaj vendit të vogël fqinj, Maqeodnisë së Veriut? Me sa duket kjo ka të bëjë me politikën e brishtë të brendshme. Vitet e kalauara në Bullgari ka pasur pesë zgjedhje parlamentare. Pas zgjedhjeve të fundit në prill 2023 koalicioni aktual qeverisës sërish u vendos mes partnerësh që nuk përputhen: GERB-i konservator (Qytetarët për zhvillimin europian të Bullgarisë) partia kjo e ish-kryeministrit Bojko Borissov, i cili bëhet përgjegjës për një sërë aferash korrupsioni dhe aleanca liberale e reformave dhe antikorrupsionit “Ne vazhdojmë kthesën” (PP).

Vetëm ndarja e pushtetit mes dy partive në kontrast mes tyre mundësoi krijimin e qeverisë. Fillimisht njëra palë nxorri kryeministrin, e pastaj pasoi një kryeministre nga ana tjetër. Në një sfond të tillë me kaq shumë politikë të brishtë, shumica e politikanëve shfrytëzojnë gjendjen për të ngritur një çështje të përbashkët kombëtare në formën e Maqedonisë së Veriut. Një rast precedent ka pasur: Kur ish-kryeministri Kiril Petkov i partisë PP përpara një viti e gjysmë donte të afrohej me Maqedoninë e Veriut duke i hapur rrugë, por e frenuan partitë e tjera dhe presidenti Rumen Radev.

Maqedonia e Veriut

Ndërsa shumica e juristëve dhe historianëve të huaj janë në anën e Maqedonisë së Veriut, BE-ja do të imponojë që kushtetuta të ndryshojë në frymën e Bullgarisë. I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Shkup bëri të qartë, se Bullgaria nuk do të ngrejë pretendime të tjera përpos ndryshimit të kushtetutës. Sipas tij, për këtë e ka siguruar ministrja e jashtme bullgare dhe kryeministrja e ardhëshme Marija Gabriel.

Megjithatë nuk duket se bllokada mund të kapërcehet shpejt. Edhe nëse Maqedonia e Veriut do të mund të zgjidhte gríndjet në politikën e brendshme, është e paqartë, nëse Bullgaria do të heqë dorë nga qëndrimi i saj. Kjo do të zhyste në një krizë edhe më të thellë jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por do të ulte besimin edhe ndaj rajonit. Pasoja mund të jetë një tension i ri i rrezikshëm në këtë rajon të Europës./DW/


Shtuar 29.08.2023 10:13