Hasmëria merr dy jetë, ekzekutohen në mesnatë vëllezërit në Krujë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë.

Mësohet se dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri nga persona të identifikuar nga policia e Shtetit.

Viktimat mësohet se janë shtetasit Gramoz Bardhi dhe Xhentil Bardhi, 34 dhe 24 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz. Dyshohet se krimi ka ndodhur për hasmëri.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. /albeu.com/


Shtuar 4.06.2020 21:34