Infermierja në azil zbulon 5 gjërat për të cilat pacientët pendohen më shumë para se të vdesin

Një infermiere në shtëpinë e të moshuarve ka zbuluar 5 gjërat për të cilat pacientët pendohen më shumë para se të vdesin.

Georgina Scul ka qenë një punonjëse e kujdesit shëndetësor për shumë vite dhe ka qenë pranë shumë të moshuarve sidomos në ditët e fundit të jetës tyre.

Në librin e saj, “Regrets of the Dying”, infermierja ka treguar dëshirat, amanetrt dhe pendesat e të moshuarvë që kanë pasur në çastet e fundit para se të vdisnin.

Dëshira e parë: Do të doja të kisha guximin të bëja atë që doja dhe jo atë që donin të tjerët.

“Kjo ishte keqardhja e të gjithëve. Nuk ka pasur kurrë një pacient që nuk mendonte kështu,”- tha Georgina.

Dëshira e dytë është: Do të doja të mos kisha punuar kaq shumë.

“Të gjithë burrat që trajtova u penduan thellësisht që kaluan kaq shumë nga jeta e tyre në vendin e tyre të punës”, tha infermierja.

Dëshira e tretë: Do të doja të kisha guximin të shprehja ndjenjat e mia.

Dëshira e katërt: Do të doja të kisha mbajtur kontakte me miqtë e mi.

“Shumë ishin kapur aq shumë në jetën e tyre sa kishin lënë miqësitë e shkëlqyera të zhdukeshin me kalimin e viteve,”- shkroi infermierja.

Dëshira e pestë: Do të doja të mos isha shtirur kurrë dhe të isha gjithmonë vetvetja.


Shtuar 6.08.2023 11:28