Mustafa shkarkon Jabllanoviçin: Nga sot s'është pjesë e Qeverisë
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në një konferencë për shtyp ka njoftuar shkarkimin e ministrit serb për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviç.

Mustafa ka thënë se Jabllanoviç nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar. Kreu i qeverisë së Kosovës nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët, por ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë shërbyesve civilë dhe të sindikatave, në lidhje me Kontratën Kolektive.

Mustafa tha se Kontrata Kolektive do të zbatohet, por që për momentin buxheti i vendit nuk mund ta përballojë rritjen e pagave.

Po ashtu, gjatë konferencës për media që mbajti sonte, Mustafa ka thënë se Trepça është pronë e Kosovës dhe se nuk do të merret asnjë vendim për të, pa u konsultuar së pari me ekspertë të fushës, grupet e interesit dhe qytetarët të cilët drejtpërdrejt preken nga vendimet e qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2015, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori