Kryeministri Isa
Mustafa, shoqëruar edhe nga Hashim Thaçi, si dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka zhvilluar në Nju Jork takime të ndara me liderë të tjerë të vendeve të ndryshme.
Mustafa ka takuar kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, shefin e delegecionit të Norvegjisë në punimet e AP të OKB-0së, si dhe me ministrin e Jashtëm norvegjez Borge Brende.
“Duke vlerësuar përkrahjen që Luksemburgu dhe Norvegjia kanë dhënë deri më tani,
kryeministri Mustafa kërkoi mbështetje të mëtejshme për zhvillimin ekonomik si dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, me prioritet të veçantë në UNESCO dhe INTERPOL, si dhe agjendën
integruese evropiane”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Në këtë njoftim është bërë e ditur se
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës për proceset
integruese evropiane, duke bërë të ditur se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe se pret finalizimin e këtyre proceseve.
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës.
Kryeministri Bettel po ashtu theksoi përkrahjen e Luksemburgut për proceset
integruese të Kosovës si dhe ka shprehur vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Edhe ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Borge Brende, gjatë takimit ka theksuar përkrahjen e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /Albeu.com/
Shtuar më 27/09/2015,
ora 19:35