Mustafa: LDK kurrë më në koalicion me PDK-në
Pëlqej
Isa Mustafa
Lidha Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë kurrë më koalicion me Partinë Demokratike, me të cilën ishte në bashkëqeverisje vitet e fundit. Siguria është dhënë nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili hodhi poshtë akuzat e Fatmir Rexhepit se LDK do të bëjë sërish koalicion me PDK-në.

"Në qoftë se dikush është shprehur kundër koalicioneve të tilla ai jam unë, sepse një koalicion i tillë e konsiderojë si një koalicion të dëmshëm për demokracinë në Kosovë, për ngufatjen e shtetit të Kosovës", deklaroi Isa Mustafa, i cili ka shtuar se LDK do të lidhë koalicion vetëm nëse ajo del e para në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ndaj tha ai se LDK nuk do të hyjë në asnjë koalicion as pas-zgjedhor me partitë e tjera.
Shtuar më 14/11/2010, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori