Çfarë kërkojnë meshkujt në një marrëdhënie? Ja çfarë thotë studimi!

Ju mund të jeni duke kërkuar pikërisht për të njëjtat cilësi. Nëse ju jeni beqare dhe po pyesni veten se çfarë kërkojnë meshkujt te një partnere, ne kemi lajme të mira për ju.

Nga disa statistika nga një studim i realizuar në Amerikë në vitin 2013-të, ku u pyetën mbi 5,000 beqarë se çfarë kërkojnë tek partnerja. Në kundërshtim me besimin që ne kemi, paraqitja nuk ishte në krye të klasifikimit. Në fakt, kur u pyetën se çfarë “duhet” të kishin në një marrëdhënie, 98 % e meshkujve u përgjigjën se kërkonin një person që do t’i trajtonte me respekt, 97% një person tek i cili mund të kenë besim, 95% u përgjigjën për dikë me të cilin mund të flasin lirshmërisht për nevojat dhe dëshirat e tyre dhe 91% u përgjigjën për dikë me humor i cili t’i bëjë për të qeshur.

Këto katër atribute mundin “fizikisht tërheqëse”, të cilën e dëshironin 89% e meshkujve. Pra po, tërheqja është ende shumë e rëndësishme, por meshkujt janë gjithsesi të interesuar në cilësi më të thella.

Oh, dhe për ju femra që mendoni se meshkujt janë të frikësuar nga suksesi tuaj, studimi tregoi të kundërtën. Rezulton se meshkujt beqarë nuk janë të frikësuar nga femrat e shkolluara, intelektuale dhe në karrierë. 90 % e meshkujve do të dilnin me dikë që ka një pagë më lartë se ata, 86% u shprehën se do të dilnin më dikë më një edukim më të lartë dhe 87% do të dilnim më dikë më të zgjuar.

Kështu që herën tjetër që ju jeni në një lidhje e cila nuk po ecën, kujtoni të gjithë këto sa thamë më lart. Ka meshkuj aty jashtë që po kërkon të njëjtat gjera ashtu si ju.