“Varfërohet” Elon Musk: Pasuria e tij zbret poshtë 200 miliardë dollarëve

CEO i Tesla Elon Musk nuk bën më pjesë në klubin e 200 miliardë dollarëve, i të clit ishte i vetmi anëtar, pas rënies së fundit të aksioneve të prodhuesit të automjeteve elektrike. Lajmi u konfirmua nga agjencia e lajmeve Blumberg.

Dy ditë më parë pasuria neto e sipërmarrësit miliarder zbriti në 192,7 miliardë dollarë pasi aksionet e Tesla humbën rreth 7%. Rënia e Teslës tejkaloi atë të indeksit të përgjithshëm S&P 500, i cili e mbylli ditën me 0.8%. Musk vazhdon të jetë personi më i pasur në botë, edhe pse pasuria e tij neto është në nivelin më të ulët që nga 26 gushti 2021.

Themeluesi i Amazon Xheff Bezos është personi i dytë më i pasur në botë me 127.8 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike u vunë nën presion kohët e fundit pasi prodhimi në Kinë, një nga tregjet e saj kryesore, u godit kohët e fundit nga kufizimet e rënda anti-Covid për gati një muaj. Për më tepër, konkurrenca në rritje në industrinë e automjeteve elektrike, si dhe “shfaqja e cirkut” dhe “telenovelat” e Musk në Twitter, kanë kontribuar në dobësimin e aksioneve të Tesla, sipas disa analistëve.

Musk zotëron 9% të aksioneve në firmën e mikroblogimit, të cilën ai planifikon ta kthejë në një kompani private, e palistuar përmes një marrëveshjeje prej 44 miliard dollarësh, që aktualisht është ende në pritje.