Murrizi shfryn nga Kuvendi: Komunistët që kanë qeverisur këtë vend e kanë dreqin në bark
Deputeti Myslim Murrizi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend ku është shprehur se ligji duhet të vlerësohet dhe se asnjë komunist nuk ka pse të ketë ndrojtje sipas tij.

Myslim Murrizi deklaroi se në 30 vite burrat e gratë e Kuvendit në 30 vite nuk patën guxim që të ndahen nga e shkuara.

“Nga një kap në kampin tjetër vetëm për të përvetësuar të mirat materiale të pushtetit. Më herët disa kolegë kanë të sjellin një ligj për ndarjen reale të shoqërisë nga e kaluar komuniste , Por komunistët që kanë qeverisur këtë vend e kanë dreqin në bark, iu dridhen leqet e këmbës sepse i kanë shitur shpirtin shejtanit.

S’ka hipokrizi më të madhe, që dy rezoluta ’96 dhe 2006, të dënojë krimet e komunizmit, dhe komunistët e kësaj salle nuk kanë guxuar.

Ne sollëm një ligj që të ndalonte dërdëllitjen në emër të qytetarëve shqiptarë. Spiunët e sigurimit dhe mëkatarët e partisë së punës kanë karamele në fyt. Sa herë i lëkundet barra një krahu, e mbushte krahu tjetër. Përse nuk doni ta dinë qytetarët se çfarë ka ndodhur?

Përse nuk ia tregoni saktë numrin e të rënëve në luftë. Përse degjeneroni një komb. Çfarë ju tremb nga e kaluara 39-45. Përse nuk i hapni letrat kemi dy institucione formale dhe hipokrite. Çfarë mëkatesh keni bërë dhe çfarë ju mban peng”, tha Murrizi.
Shtuar më 22/10/2020, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori