Murrizi ngre akuzat: Me paratë e rindërtimit do ishin bërë me shtëpi 14 mijë familje
Deputeti Myslim Murrizi ka hedhur akuza lidhur me procecin e rindërtimit, ku qeveria sipas tij i ka vërë lekët ”rush edhe kumbulla”. Murrizi tha në Kuvend, se me 420 milionë
euro qeveria nga mars-prilli deri më tani do të strehonte të 14 mijë familjet të cilat ngelën të pastrehë 26 nëntorin e shkuar.
Ai thotë se me kaq para mjaftonte nga një
shtëpi 100 m2 për çdo
familje. Nga ana tjetër ai akuzon se milionat e eurove për Rindërtimin marrin vulën në Kuvend dhe dergjen në sirtarët e ministrave dhe më pas bëhen rrush e kumbulla.
”Akti normativ i qeverisë vjen për të marrë votëbesimin e Kuvendit, sanksionet për maskën, një detyrë e shtuar për Policinë e Shtetit, që në kohë pandemie ka qenë jo pak e ngarkuar.
Një vit më parë vendi u godit nga tërmeti, 2 muaj më pas de fakto erdhi pandemia. Demagogjia dhe propaganda nga 12 marsi i 2020 deri më sot nuk ka lënë video pa nxjerrë në ekrane e portale vetëm e vetëm sepse mendjet e sëmura për karriget për pushtet kërkojnë që me xhenaze, me fatkeqët t’u gjenden sa më pranë qytetarëve shqiptarë.
Sa janë gjallë, i trajtojnë si xhahell, kur vdesin duan t’i ngjallin për një grusht votash më shumë. 14 mijë
familje të pastreha, 300 milionë
euro dhuratë në forumin e Brukselit.
850 milionë
euro janë hua dhe borxhe po nga ai forum. 280 milionë
euro deklaroi se ka miratuar në buxhet, po për rindërtimin. 720 milionë
euro për ministrinë e shëndetësisë. Pra milionat e eurove marrin vulën në këtë sallë dhe dergjen në sirtarët e ministrave të tërmetit e të qametit. Bëhen rrush e kumbulla. Në prokurime pa garë, emergjente, të fshehta.
Nëse 14 mijë familjeve, do u jepej nga 100 m2
shtëpi, me 300
euro kosto e ndërtimit që është marrëveshje, do duheshin 420 milionë
euro që ato 14 mijë
familje të merrnin nga një
shtëpi 100 m2, nga prilli-maji deri më sot.
1 miliardë e 350 milionë
euro, i bie të ndërtoheshin 4 herë. Në cilin vend keni arritur të fusni
familje brenda nga tërmeti, në Durrës, Thumanë, Vorë, Krujë? Ku? Kur do i përdorni 1 miliardë e 150 milionë
euro të ndërkombëtarëve, të shqiptarëve. Kur do hyjnë këta 14 mijë shqiptarë në banesa. Kur?
Si duket nuk është gjetur ustai që do filloijë të ndërtojë, të gllabërojë, të përfitojë. 700 milionë
euro për ministrinë e shëndetësinë.”– tha Murrizi.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 13:23