Murrizi-Metës: Si i hani i qetë darkat e drekat me opozitarët, kur keni "frikë" për 30 qershorin?
Deputeti nga opozita e re, Myslim Murrizi ka deklaruar sot gjatë seancës plenare se sa herë që vendi afrohet drejt Europës, shfaqet një problem. Ai tha se nuk beson që Meta ta ketë seriozisht këtë dekret.

“Sa herë që shkojmë buzë Europës ka një pazar që shitet si marrëveshje për të shpëtuar popullin. Presidenti deklaroi se këto ditë ka takuar edhe Ramën, edhe Bashën, edhe Berishën, Monikën s’ka nevojë ta thotë’. Por kur iu thoni keni frikë se më 30 qershor do ketë viktima, si I hani I qetë drekat e darkat?

Unë e di që pazaret që kërkoni të rrisni në këtë situatë artficiale është një hall i përbashkët. Hera e parë në këtë parlament u votua në rezultatin 20 me zero kur çifti i ambasadorëve u puth në Llozhe. Nuk besoj se Meta e ka seriozisht këtë dekret. Ai ka thjesht rolin e arbitrit. Ata kanë 5 muaj rresht që thonë hajde se do e rrëzojmë sot, hajde se do e rrëzojmë nesër”, tha Murrizi.
Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.
Shtuar më 13/06/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori