Murrizi kërkon prej AMA-s të ndëshkojë Fevziun
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive që të marrë masa ndaj moderatorit Blendi Fevziu.

Sipas Murrizit, në emisionin e të hënës ku ishte i ftuar presidenti Ilir Meta është përdorur një fjalor denigrues ndaj deputetëve të opozitës së re, duke i quajtur ata karagjozë.

“Gjatë bisedës mund të verifikohen lehtësisht shprehjet e përdorura nga moderatori i emisionit zoti Blendi Fevzi (ose Fevziu) (minuta 01:04:25).

Blendi Fevziu: Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta, është ai që lidhet me të futurit e rinj në parlament. Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar. Pyetja ime është kjo: A kanë përgjegjësi këta liderë politikë që e mbushin Parlamentin me karagjozë të këtij niveli?

Siç dallohet lehtësisht, Zoti Fevzi, duke u fshehur pas zërit të popullit të mbërritur tek ai në forma të ndryshme e të paqarta për gjithë të tjerët që nuk janë populli i Fevziut, haptazi, rregullisht dhe dhunshëm përdor jo një, por një listë të gjatë me togfjalësha denigrues për njerëz të cilët qëllimisht i grupon në një kategori pa cituar as edhe një emër të vetëm”, thotë Murrizi.

Letra e plotë e Murrizit

Shqetësimi që më duhet të përcjell tek Ju, merr shkas nga ajo që ka ndodhur ditën e Hënë, datë 25 Maj, gjatë transmetimit të një bisede të zhvilluar në studion e emisionit Opinion, programacion i Klan TV në cilësinë e Ofertuesit të Shërbimit Mediatik Auidioviziv.

Gjatë bisedës mund të verifikohen lehtësisht shprehjet e përdorura nga moderatori i emisionit zoti Blendi Fevzi (ose Fevziu) (minuta 01:04:25).

Blendi Fevziu: Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta, është ai që lidhet me të futurit e rinj në parlament. Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar. Pyetja ime është kjo: A kanë përgjegjësi këta liderë politikë që e mbushin Parlamentin me karagjozë të këtij niveli?

Siç dallohet lehtësisht, Zoti Fevzi, duke u fshehur pas zërit të popullit të mbërritur tek ai në forma të ndryshme e të paqarta për gjithë të tjerët që nuk janë populli i Fevziut, haptazi, rregullisht dhe dhunshëm përdor jo një, por një listë të gjatë me togfjalësha denigrues për njerëz të cilët qëllimisht i grupon në një kategori pa cituar as edhe një emër të vetëm.

Kjo mënyrë të bëri “emision” është tipike e personazhit, shprehjet e përdorura prej të cilit fatkeqësisht më duhet ti zbardhja për t’ua referuar si më sipër.

Deklarime të këtij lloji, që përfaqësojnë vlerësime personale dhe aspak kurajoze (sa kohë nuk citohen emra), të palidhura me asnjë shtjellim të sjelljes apo fakteve konkrete janë tipike të Zotit Fevzi.

Ekstrakti i tyre u zgjodh nga ato të përdorura gjatë bisedës së djeshme, si për shkak të faktit se në raport me memorien, ato që thotë Fevziu popullit mund të mos i rrinë gjatë në mendje, ashtu edhe për shkak se përdorimi i tyre ditën e djeshme lidhet me një audiencë të shtuar jo për shkak të ftuesit, por për shkak të kuriozitetit të lidhur me të ftuarin ne studio.

Të nderuar zonja dhe Zotërinj, media është shërbim i cili siç parashikohet që në nenin e parë të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ofrohet mbi bazën e konventave dhe standarteve edhe ndërkombëtare, përveçse ligjore.

Media nuk është shërbesë politike dhe konotacionet me fjalën “shërbim”, që mund të komprometojnë apo konfondojnë Zotin Fevzi, nuk justifikojnë përdorimin e togfjalëshave të cilët nuk përmbajnë as analizë gazetareske dhe as investigim gazetaresk dhe që barazohen me shprehje të gatshme kafenesh të padenja për aula televizive siç pretendohet se përfaqësojnë disa studio televizive.

Shprehjet e përdorura duke shfrytëzuar sinjalin e OSHMA “Klan TV”, synojnë denigrimin e figurës së deputetit dhe vlerësimet personale të gjithsecilit për secilin person që në këtë moment ushtron detyrën e deputetit, synojnë dhe ushqejnë dëmtimin afatgjatë të atij që duhet të jetë funksioni dhe detyra e deputetit. Ofrimi i togfjalëshave të gatshëm, nuk i shërben të kuptuarit për të gjithë dhe nga të gjithë se si e shikon figurën e deputetit zotit Fevzi në ëndrrat e veta dhe as analizës se si shihet kjo figurë në ëndrrat e shqiptarëve. Ky debat dhe kjo analizë jo vetëm që mungon në moderimin e Zotit Fevzi, por stili i zgjedhur prej tij qëmton denigrimin e të tashmes duke dëmtuar qëllimisht çdo model të së ardhmes.

Duke qenë kështu kërkesa ime ka lidhje me përdorimin e atyre togfjalëshave, në përputhje me nenin 4/1 të ligjit nr.97/2013, nuk mund të konsiderohet si kërkesë për censurim apo kufizim i të drejtës së dikujt për të bërë gazetari.

Ngjarja në vlerësimin tim është sjellje në shkelje të hapur të pikave a), b), ç dhe d) të nenit33 të ligjitnr.97/2013, të cilat parashikojnë disa nga detyrimet e Ofertuesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv, në rastin konkret Klan TV.

Unë jam i vetëdijshëm për faktin se ligji njeh përgjegjësin e OSHMA-ve dhe jo të individëve të caktuar për sjellje në kundërshtim më ligjin nr.97/2013.

Kam evituar shpesh t’Ju drejtohem deri tani edhe për këtë arsye.

Por në kushtet kur sjellja e padenjë ne raport me detyrimet ligjore, nuk ka gjetur asnjë referim apo zgjidhje nga OSHMA “Klan TV”, atëherë duhet të konsideroj që me sa duket nuk kemi të bëjmë më me vetëm “faj” të një individi, sa kohë që sjellja konstante që demonstron, në rastin më të mirë mungesë reagimi nga televizioni përgjegjës, dhe në rastin më të keq “faj” të drejtpërdrejtë të vetë TV që nuk monitoron zbatimin e detyrimeve ligjore, të shkruara në vitin 2013, midis të tjerave me lobimin e drejtpërdrejtë të të njëjtit Televizion.

Për sa më sipër ju paraqes për shqyrtim këtë ankesë për të cilën pres me durim vendimmarrjen tuaj në përputhje me nenit 132, pika 1 shkronja a) dhe nenit 133, pika 1 shkronja a), e ligjitnr.97/2013“Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”
Shtuar më 28/05/2020, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori