Mungoi në mbledhjen e LSI-së, demokrati i nxjerr të palarat deputetit?
I vetmi deputet që nuk mori pjesë në mbledhjen e LSI-së ku u mor vendimi për djegien e mandateve, e konfirmuar edhe nga kryetarja Monika Kryemadhi, ishte Lefter Koka.

Koka për këtë nuk ka reaguar por anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi shkruan se sipas tij, ka të bëjë më aferën e inceneratorëve, për të cilën ka firmosur edhe Lefter Koka.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë

“Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro POR Teri ka firmos për ketë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës.

14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfarë halli i madh i ka zanë?”, shkruan Malltezi. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori