Parashikimi i motit për datën 23 mars 2023

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parshikohet fillimisht në orët e para të ditës e kthjellime. Më pas moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 16°C, në zona e ulëta 5 deri 24°C, në zona bregdetare 8 deri 21°C./Albeu.com/

 


Shtuar 23.03.2023 07:14