Mungesa e Topit, Protokolli: Ceremonia u nuk u organizua nga ne
Protokolli i Shtetit nëpërmjet një deklarate për shtyp ka sqaruar opinonin publik dhe Presidencën se ceremonia e përkujtimit të 568-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës është organizuar nga bashkia e këtij qyteti dhe jo prej tij.

Duke sqaruar pozicionin e saj Protokolli deklaron se lista e pjesëmarrësve dhe e folësve është hartuar nga organizatorët dhe jo prej tij ndërsa ky institucion ka pasur si funksion mbikqyrjen dhe mbarëvajtjen nga ana protokollare të aktiviteteve ku marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të shteteve të tjera dhe të trupit diplomatik.

"Protokolli i Shtetit shpreh keqardhjen që në raste të përsëritura, siç ishte edhe rasti i përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, është përfshirë në diskutime mediatike dhe politike për gjëra që janë jashtë detyrave të tij të përcaktuara me ligj. Edhe në rastin e fundit, roli dhe angazhimi i Protokollit të Shtetit ka qenë në përputhje të plotë me Ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë"thuhet në deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2012, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori