''Mund të ishim duke numëruar qindra të vdekur'', Rama tregon kur do të hapen linjat ajrore
Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimin me qytetarë është pyetur kur do të hapen linjat ajrore, duke nënvizuar se këtë nuk e di askush.

Sipas kreut të qeverisë, sot mund të kishte qindra të vdekur.

“Kur do hapen linjat ajrore? Do hapen atëherë kur kjo situatë të ketë kaluar. Kur do kalojë kjo situatë këtë nuk e di askush. Kur do të mund të qetësohet situata?

Situatë më të qetë se kaq në kushte lufte, që natyrisht është një situatë e qetë në kuptimin e raportit me armikun, nuk mund të kishte. Sot mund të ishim duke numëruar qindra të vdekur, do të ishim në një tunel nga ku do të dilnin me mijëra të vdekur dhe ju thoni kur do jemi në një situatë të qetë”, tha Rama.

Shtuar më 08/04/2020, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori