Në një postim sqarues në rrjetet sociale, ISHP thekson se asnjë nga vaksinat ndaj Covid-19 të aprovuara apo në fazë zhvillimi, nuk përdor virus të gjallë që
shkakton Covid.
“Secila prej tyre kërkon të mësojë sistemin imunitar se si të njohë dhe luftojë
virusin që
shkakton sëmundjen”.
ISHP thekson se zakonisht duhen disa javë për trupin që të krijojë imunitet pas
vaksinimit.
“Kjo do të thotë që personi mund të infektohet me
virusin që
shkakton COVID-19 pak më përpara ose pas
vaksinimit dhe mund të sëmuret. Kjo sepse
vaksina nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të krijuar mbrojtje, por jo sepse është
vaksina ajo që ka shkaktuar infeksionin.
Ndonjëherë procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë simptoma, si psh: temperaturë. Këto simptoma janë normale dhe tregojnë se trupi po krijon imunitet”, thekson Instituti i Shëndetit Publik.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 11:44