MPB: Padi penale për ata që dëmtuan gur-themelin e kryqit
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski paralajmëron padi kundër personave të cilët i kanë dëmtuar themelet e kryqit që do të ndërtohen në Butel.

Ai shprehet gjithashtu se policia ka punuar në mënyrë të rregullt.

“Policia veproi në përputhje me rregullat dhe ne besojmë se gjëja më e rëndësishme është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, dhe të mos lejojmë të kemi eskalim të përplasjeve. Lehtë është ta ndizni zjarrin, megjithatë më e rëndësishme është që të kemi parandalim dhe të mos lejojmë eskalim të situatës. Kjo kohë në Republikën e Maqedonisë është kohë në të cilën duhet të merren dhe vendime racionale dhe të arsyeshme dhe jo vendime në nivel të emocioneve.”, deklaroi Spasovski.

Sa i përket listës zgjedhore, Spasovski tha se ende nuk mund të thuhet se çfarë ka në listën zgjedhore, sepse ajo është punë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. /Albeu.com/
Shtuar më 05/03/2016, ora 22:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori