Motra nuk fal Nazime Vishën: "E vraftë Zoti, e bëftë copa”
Një rrjedhë tjetër ka marrë historia e Nazime Vishës, e cila u fal nga Presidenti Bujar Nishani. Motra e saj nuk ka ndërmend që ta falë, e ndërsa bashkëshortja e të ndjerit ka thënë se ajo ka manipuluar gjykatat dhe opinionin me pamjen e të pafajshmes.

“Më ka shkaterruar jetën! E vraftë Zoti! E bëftë Zoti copa”. Motra e Nazime Vishës, e martuar me vëllain e Fiqiri Muçës, katër vjet pas krimit është pjesë e familjes Muça.

Ajo jeton përballë shtëpisë ku rrit fëmijët e veja e Fiqiriut dhe thotë se nuk ka për ta falur kurrë Nazimen.

Që prej ngjarjes se rende, Lutfia s’ka folur në telefon as me prindërit e saj dhe as me motrën.

“Nuk flas! Nuk e marr ne telefon dhe nuk e kam takuar as në burg”, thotë Lutfia.

Me pakënaqësi e ka pritur dekretin e faljes veçanërisht bashkëshortja e Fiqiri Muçës.

“Ajo është një kriminele! Është një vrasëse. Po e pashë do ta vras”, thotë ajo. Bashkëshortja e Fiqiriut shpreh në të njëjtën kohë rebelimin.

Për të, Fiqiri Muça ka bërë vetëm një gabim, që është tradhetia, madje gruaja kujton një rast kur ajo vetë kishte folur në telefon me Nazimen.

“Fola njëherë dhe i thashë kush je ti që shkon me babain e pesë fëmijëve? I kishte thënë tim shoqi. Ai nuk më rrahu, por e mori vesh që unë e dija”, rrëfen ajo. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2016, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori