Motori përplas biçikletën, plagosen 2 persona në Lushnje
Dy persona mbeten të plagosur rëndë në Lushnjë, ku një motor u përplas me nje biçikletë.

Aksidenti ndodhi në rrugën rurale Karbunarë-Stan.

Sipas policisë, motori i drejtuar nga 63 vjecari Aurel Gorovelli, po lëvizte me shpejtësi, në kohën kur biçikleta e drejtuar nga Tahir Uka i ka prerë rrugën.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë 63 vjecari që udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur rëndë.

Tahir Uka u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku mësohet se ndodhet në reanimacion, në rrezik për jetën.

Ndërsa 35 vjeçari që udhëtonte me motor është jashtë rrezikut për jetën.

Ky aks pjesë e rrugës nacionale Lushnje-Berat prej kohësh ka qenë jashtë vëmendjes me investime, pasi lëvizja tashmë bëhet nga rruga e re e cila shmang kalimin nga qendrat e banuara.

Policia e Lushnjes ndërkohë tha se po punon për sqarimin e shkaqeve.


Shtuar më 02/07/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori