Moti zbraz "zemërimin", Drejtoria e Përgjithshme Detare: Siguroni mjetet në port
Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se pritet të ketë përkeqësim të
motit duke filluar nga dita e sotme.
Përkeqësimi i
motit pritet të vijojë deri në mesnatën e së mërkurës.
Ndërsa bregdeti do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperëndim me
shpejtësi deri në 30
milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.
Autoritetet bëjnë apel për bashkëpunim të subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë masat për sigurimin e mjeteve.
Njoftim për përkeqësim të motit
Duke filluar nga dita e sotme deri ditën e mërkure në mesnatë,
moti do të përkeqësohet.
Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperëndim me
shpejtësi deri në 30
milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese
Shtuar më 09/02/2021,
ora 14:17