Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Gjirokastrën në kuadër të turit falenderues për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit.
I shoqëruar nga ministrja, Mirela Kumbaro, Rama ka parë nga afër punimet e parkimit nëntokësor në sheshin e Çerçizit.
Sigurisht batutat nga kryeministri nuk munguan, kur një grup turistësh e ndaluan në rrugë. Një nga turistet e pyeti e surprizuar nëse ai është zoti Edi Rama.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
Pyetjes së turistes Rama iu përgjigj duke pohuar se ai ëshrë Rama por se nuk është atraksion turistik.
Biseda:
Turistja: Jeni ju zoti Rama?
Edi Rama: Po, por nuk jam atraksion turistik
Turistja: Njerëzit kanë dëshirë t’ju njohin