MOTI/ Reshje shiu në veri, temperaturat mbetet të larta
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Sipas të dhënave, pritet të ketë reshje lokale shiu kryesisht në zonat veriore të vendit.

Temperaturat priten të jenë sërish të larta.

Më poshtë keni parashikimin e motit për të martën:

Reshjet

martën priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 30°C

në vendet e ulëta: 21/ 32°C

në vendet malore: 14 / 28°C

Era

martën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

martën pritet nivel ‘i moderuar’ rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel ‘i ulët’ vetëm në qarqet Kukës, Dibër, Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

qarqet Dibër dhe Korçë rreziku pritet të jetë ‘i moderuar’ në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (Lindje dhe Perëndim) dhe Korçë (Lindje dhe Perëndim).
Shtuar më 18/08/2020, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori