Moti nuk po vendos dot, nesër priten surpriza
Pëlqej
Nga sasitë e borës që pushtuan sot Veriun e Shqipërisë, temperaturat kanë rezervuar një tjetër surprizë.


Sipas Meteoalb, nga e shtuna pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike për orët vijuese deri në mbrëmje kur ultësira perëndimore do të kalojë në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare por vranësira e reshje të izoluara do të ketë në zonat lindore.

Dita e dielë dhe e hëna, sjellin mot kryesisht të kthjellët në territor dhe një rritje të lehtë të temperaturave por moti mbetet i freskët, krahasuar me javën e kaluar.

Sakaq, sipas accuëeather, moti përmirësohet ndjeshëm pas datës 14 tetor kur temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori