Moti ndryshon faqe: Reshje shiu, breshër dhe përmbytje në gjithë vendin
Gjatë ditës së sotme, por edhe nesër do të ketë reshje shiu dhe breshëri në gjithë territorin, të cilat do të shoqërohen me erë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojë probleme të ndryshme si edhe vërshime të ujit dhe përmbytje sidomos pranë përrenjve dhe lumenjve.

Po ashtu shtrëngatat do të jenë të shoqëruara dhe me shkarkesa elektrike.

Për ditën e nesërme temperaturat do të jenë në bregdet: 14 / 18°C, në vendet e ulëta: 13 / 17°C dhe në vendet malore: 8 / 14°C

Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri në mesatare.
Shtuar më 12/10/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori