Moti i keq, Policia apel shoferëve: Respektoni shpejtësinë e lejuar
Pas stuhisë që ka përfshirë vendin tonë mbrëmjen e sotme, një reagim ka ardhur edhe nga policia e Shtetit, ku këta të fundit kanë bërë apel për të gjithë shoferët që të ulin shpejtësinë dhe të bëjnë kujdes në rrugë.
Kryesisht policia i drejtohet shoferëve në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë e Lezhë, duke dhënë këto këshilla: Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.

Ndërsa në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre: Zvogëloni shpejtësinë; Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit; Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve; Mbani krahun e djathtë; Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit; Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku; Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës; Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh: Mos lëvizni nga vendngjarja; Telefononi menjëherë në numrin 112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë; Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja; Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut; Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave; Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme; Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia; Përdorni mjetet e ndihmës së parë; Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit.

Më pas policia bën apel që drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.
Shtuar më 23/09/2019, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori