Moti i keq përfshin Vlorën, përmbyten këto zona
Edhe ditën e sotme, vendi ynë pritet të mbizotërohet nga reshje të dendura shiu në të gjithë territorin.

Si pasojë e reshjeve, janë rikthyer përmbytjet në qytetin e Vlorës">Vlorës.

Disa prej rrugëve kryesore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që si gjithmonë problemante janë akset që lidhin bulevardin Vlorë Skelë me rrugën Transballkanike.

Problematike mbetet lagjia Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës">Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjia 28 Nëntori pranë kishës Ortodokse në Vlorë.

Ujësjellës Kanalizimet janë në gatishmëri, por situata sa herë ka reshje të dendura është e pa menaxhueshme.
Shtuar më 11/02/2021, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori