Moti i keq pengon shpërndarjen e ndihmave
Kushtet e këqija atmosferikë kanë bllokuar lëvizjen e helikopterëve dretë zonave të thella veriore të blokuara nga reshjet e mëdha të dëborës për të shpërndarë ushqime. Kërkesave të shumta për ushqime, u janë shtuar dje edhe disa komuna të tjera në Kukës dhe Shkodër.

“Jemi përgatitur për të çuar ndihma dhe në disa komuna të tjera të qarqeve të Kukësit dhe Shkodrës, por ka qenë moti shumë i keq dhe nuk mund të ngriheshin helikopterët. Janë bllokuar 65 komuna, nga të cilat 15 në qarkun e Shkodrës, 27 në qarkun e Kukësit, 13 komuna në Korçë, tre në qarkun e Lezhës, dhe 10 komunaqarkun e Dibrës”, - deklaroi Xhaferr Seiti, nga Drejtoria e Emergjencave Civile për Neës 24.

mësohet se 23 fshatra janë të bllokuar tërësisht dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me pjesën tjetër të vendit.
Shtuar më 12/02/2012, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori