Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Tiranë

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi.”

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/

 


Shtuar 12.04.2023 18:58