Moti i keq, autoritetet njoftojnë vonesa në nisjen e tragetëve
Shqipëria sot është pushtuar nga moti i keq, me erë dhe reshje shiu, breshëri e bore. Si pasojë, janë shkaktuar vonesa ne nisjen e trageteve nga Durresi.

Autoriteti Portual Durres jep informacionet me te fundit lidhur me nisjen e trageteve.

“Dy tragetet e linjës DurrësBari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit”- thuhet ne njoftim.

Mesazhi nga Autoriteti Portual Durrës

Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve të linjës DurrësBari🚢
⚓️Në kalata vijon përpunimi i anijeve me mallra

Dy tragetet e linjës DurrësBari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.
Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.
Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbarritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.
Moti i paqendrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare.

Shtuar më 27/02/2020, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori