Vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në ditët në vijim duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.
Dita e diel do të ketë mot kryesisht të kthejllët e vranësira kalimtare.
Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat
malore në
veri të vendit.
Sipas MeteoAlb,
temperaturat e ajrit
ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C në 6°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 08:09