Moti bën kthesë, sa do të jenë temperaturat dhe ku do të bjerë shi
I nxehti afrikan prej disa ditësh pushtoi vendin. Temperaturat shënuan mbi 40 gradë. Por duket se situata do të ndryshojë.

Sipas IGJEUM temperaturat ditën e sotme do të pësojnë një rënie të dukshme Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celcius.

“(E mërkurë, dt.14) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë si dhe lokale të dobëta në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark) në orët e mesditës dhe pasdites. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 30 °C, në vendet e ulëta: 22/ 33 °C, në vendet malore: 18 / 32 °C.”, njofton IGJEUM.

Shtuar më 14/08/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori