"Mother Jones" dhe skandali i 675 mijë dollarëve
Gjithçka nisi përtej oqeanit.

Aty ku mediat amerikane sjellin të dhëna se Lulzim Basha ka paguar për takimin me kreun e shtëpisë së bardhë gjatë fushatës së 2017. Në 6 mars të 2018 u publikua shkrimi në “Mother Jones”, i cili thotë se me lobimin e parave ruse është bërë i mundur takimi i Lulzim Bashës me Presidentin Donald Trump.

Shifra është marramendëse plot 675 mijë dollarë, e që sipas “Mother Jones” janë paguar nga kompania e lobimit Biniatta Trade, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë. Përfundimi i “Mother Jones” ishte i fortë e që nxiti hetime jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri.

“Përfundimi: Duket se subjektet e lidhura me Rusinë u futën fshehurazi në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të ndërhyjnë në zgjedhjet në Shqipëri”.

E pas kësaj entuziazmi përfshiu selinë rozë. Taulant Balla thotë me bindje se gjithçka e ka origjinën në Moskë.

Taulant Balla: 1 milion dollarë ka paguar Biniatta Trade për PD-në dhe për Lulzim Bashën. Investigimi i medias investigative “Mother Jones” tregon se pronarët e vërtetë të Biniatta Trade janë dy shtetas rus. Hipoteza e parë që për Lobimin e PD në Uashington nuk janë paguar nga vetë PD, por janë paguar nga Moska.

Hetimet nisën nga institucionet shqiptare, por dhe ato amerikane. Basha u shpreh i gatshëm të hetohet, por një vit gjithçka ishte në qetësi për këtë ngjarje, edhe pse hetimet vijonin.

Në kulmin e krizës politike, kur opozita është jashtë institucioneve dhe po proteston në rrugë sërish Taulant Balla na sjell dhe origjinën e protestës së opozitës.

Taulant Balla: Çfarë koincidence sot? Në të njëjtën orë 18.00 protesta u organizua në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (në disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur kështu të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Por Taulant Balla nuk ndalet. Në kulmin e krizës sërish i rikthehet hetimeve për Lulzim Bashën.

Taulant Balla: A është Lulzim Basha në një hetim për një kompani në Shqipëri në përfitim të sponsorizimeve nga komapni guack....

Madje numri një i grupit Kuvendor socialist ka arritur dhe në përfundime.

Taulant Balla: Në fund të këtij hetimi do të jetë dhe fundi politik i Lulzim Bashës dhe këtë e them me bindje.
Shtuar më 18/06/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori