Moslejimi i kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje, Rama: Mos përdorni ambasadoren si karrem
Gjatë konferencës për mediat Kryeministri Edi
Rama është pyetur lidhur me qëndrimin e Ambasadores
Amerikane Yuri Kim, për moslejimin e Tom Doshit për të kandiduar në zgjedhjet e 25 Prillit.
Rama tha se sa herë do të pyetet për
ambasadoren nuk do të kthejë përgjigje pasi sipas tij nuk mund të përdoret ambasadorja si
karrem që të krijohen “telenovela”.
“Një gjë dua t’ju them. Sa herë më pyesni për
ambasadoren amerikane nuk iu kthej përgjigje. Keni spekuluar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Faktikisht përgjigjja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë, nuk ka nevojë të më vinin përpara
ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam përpara ligjit. Nuk mund ta përdorni
ambasadoren si
karrem që të krijoni telenovela dhe të dezinformoni publikun pa lidhje fare”, tha
Rama.
Shtuar më 09/02/2021,
ora 13:19