Rusia do të aneksojë zyrtarisht 4 rajonet e pushtuara të Ukrainës, ceremonia të premten

Presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë nesër një dekret për aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë, ka njoftuar Kremlini.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass citon zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve në Federatën Ruse do të mbahet të premten në orën 15:00 me orën e Moskës.

Presidenti rus do të mbajë një ceremoni nënshkrimi në Kremlin, pas së cilës ai pritet të mbajë një fjalim madhor dhe të takohet me administratorët e emëruar nga Moska të rajoneve të Ukrainës, tha Peskov./albeu.com


Shtuar 29.09.2022 12:14