"Mos prisni ditën që të bëhem me studentët kundër jush", Rama u hedh fajin pedagogëve
Kryemistri Edi Rama gjatë mbledhjes me studentët e pedagogët për të ashtuqujaturin "Pakti për Univeristetitn" është rikthyer tek protesta dhe replikat me publikun.

Ndër të tjera Rama tha se e gjithë përgjegjësia për pakënaqësitë e studentëve u bie vetëm pedagogëve.

“Dua të bëj një ndërhyrje të shkurtër për zonjën që foli, patjetër që qeveria është e angazhuar në kapacitetin e vet për të dëgjuar studentët.Pyetja ime është po ju zonjë i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju, personalisht.

Qveria po dëgjon sot, ato që duhet t’i kishit dëgjuar gjithë këto vite, se ligji i arsimit të lartë. Se ato janë fëmijët tanë nuk mund t’i kthejmë në një lojë ping pongu. Ligji për Arsimin e Lartë ju takon ju. Thoni studentëve të vërtetën. Ne nuk duam të bëjmë detyra përtej atyre që kemi. Këto që po bëjmë nuk janë detyrat tona janë tuajat. Nga ligji ju kërkoni liri dhe nuk kërkoni të kenë përgjegjësi. Ata që thonë studentët do t’i bëjmë një nga një. Mos prisni ditën që unë të bëhem me studentët kundër jush.

Do mbarojë historia e doktorit të shkencave që vetëm me shkencën nuk ka lidhje. Ju e dini shumë mirë për çfarë flas. Nuk është problemi te studentët e ngujuar, por te pedagogët që nuk japin mësim. Këto ndërprerje duhet t’i harroni përfundimisht. Të drejtën për të ndërprerë njerëz, duhet ta harroni se del edhe jashtë. I mirëpres të gjitha kërkesat, një gjë është e sigurtë që këtu duhet të ndajmë , kush bën çfarë. Nuk dua të flas, por po flas duke qenë se kjo shfaqje me shumë fytyra nuk po mbaron. Ne nuk mund të bëjmë detyrat që ligji ia ngarkon universitetit”, u shpreh ai.
Shtuar më 18/01/2019, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori