Real Madrid shtanget nga Girona, titulli në duart e Barcelonës

Reali i Madridit çdo ditë e më tepër e sheh veten larg titullit kampion në Spanjë, ndërsa të martën u mposhtën nga Girona. ‘Los Blancos’ u shtangën në transfertë, me Castellanos që dhuroi një super paraqitje duke shënuar 4 herë në rrjetën e portierit Lunin. 24-vjeçari argjentinas do të zhbllokonte rezultatin që në mionutën e 12, ndërsa në të 24’ën do ta dyfishonte atë.

Miqtë u kundërpërgjigjën me Vinicius Junior, por në vijim Castellanos konfirmoi se kjo ishte ndeshja e tij e jetës duke goditur dhe dy herë të tjera në shenjë. Goli i Lucas Vasquez 5 minuta para fundit vleu vetëm për statistikë. Në përballjet e tjera Osasuna fitoi ndaj Cadiz, ndërsa Betis barazoi me Sociedadin.

Këtë të mërkurë në fushë zbret Barcelona e Xavit e cila luan në transfertë ndaj Vallecanos. Blaugranët duken shumë pranë fitimit të titullit kampion, kjo dhe pas hapit fals të Realit. Aktualisht diferenca është 11 pikë, ndërsa kujtojmë se katalanasit kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin e ri. I njëjti synim është dhe për Atletico Madrid që pret në shtëpi Mallorcan.


Shtuar 26.04.2023 16:02