"Mos e dh.... punën" pati efekt (VIDEO)
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka folur për herë të parë në media, që pas deklaratës së saj të famshme "Mos e dh....punën".

Ajo ka thënë për Klan Kosova se i vjen keq nëse ndokush ndihet i fyer nga fjalët që ka thënë, por se ka ardhur koha që të jepen porosi të forta për liderët politikë të shtetit.

Jacobson vlerësoi se pas deklaratës së saj ka parë efekte, pasi blloku ka hequr dorë nga kryeparlamentari.

Ambasadorja ka theksuar se shpreson që këtë javë të ketë lëvizje në politikë dhe që të zgjidhet kryetari i Kuvendit./albeu.com/
Shtuar më 17/11/2014, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori