Champions League, Tuchel: Kualifikimi i vështirë, por jo i pamundur

Bayern Munchen u mund 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Manchester Cityt. Tekniku i bavarezëve, Tomas Tuchel pranoi se kualifikimi është i vështirë, por jo i pamundur.

Besojmë te vetja dhe te shanset tona për tu kualifikuar. Gjithçka mund të ndodhë, nëse do të kemi me vete edhe fatin, që na mungoi në ndeshjen e parë. Duhet të gjejmë besim te forcat tona dhe më pas ti marrim gjërat me radhë. Na duhet që të tregojmë atë që duhet në momentin e duhur.

E dimë që kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, por shpresoj që tifozët të jenë gati për të krijuar një energji, që të na ndihmojë në fushë. Do të kemi kohë. Është një sfidë e komplikuar, por kemi shanset tona për kualifikim” – tha ai.


Shtuar 18.04.2023 20:10