I kapën “mat” nga pushimet, kjo lëvizje e Bora Zemanit konfirmoi ribashkimin me Donaldin? (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh është përfolur se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ribashkuar dhe shkak u bënë fotot nga festa e Valdrin Sahitit ku dyshja u fotografuan në të njëjtën tavolinë së bashku. Pas këtyre fotove, dje Bora dhe Donaldi u kapën mat në Genova të Italisë. “Kryefjala.com” publikoi disa foto të tyre duke bërë pazar.

Pas publikimit të ktyre fotove, Bora postoi në Instastory një selfie të saj nga Italia.

Kaq ka mjaftuar dhe ky veprim i Borës është marrë si konfirmim i lajmeve të ribashkimit. Ndërkohë Donaldi nga ana tjetër ka preferuar ta shijojë udhëtimin në privatësi dhe nuk ka publikuar asgjë.