"Mos dhuno nënën e fëmijëve të tu", nisin marshimet e grave këtë 8 Mars (FOTO LAJM)

Për disa gra tetë marsi shihet si ditë feste por të shumta janë dhe ato të cilat zgjedhin pikërisht të marshojnë në këtë ditë për të ngritur lart zërin e tyre e për të kërkuar barazi.

Nisur nga rastet e përsëritura të dhunës Shoqata e Grave me Probleme Sociale Durrës, ka organizuar me të gjitha gratë një marshim.

Marshimi ka nisur në orën 10:00 pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Durrës dhe vijoi më pas përgjatë gjithë rrugës drejt sheshit përpara Bashkisë Durrës.

“Këto vrasje na vënë të gjithëve përballë përgjegjësive për të punuar më shumë jo vetëm si shoqëri civile por dhe si qytetarë për të denoncuar çdo rast dhune ndaj gruas shqiptare e për të mundësuar minimizimin deri në zhdukje të rasteve të tilla. Ne shpresojmë që tashmë 8 Marsishihet si një ditë ku gratë të kërkojnë të drejtat dhe liritë e tyre dhe jo si një ditë për t’u festuar, por për të protestuar.” thanë organizatoret duke iu referuar vrasjes së Manjola Cukut dhe Hajdije Tasunit, ngjarje tragjike të ndodhura në fillim dhe pak ditë para se të mbyllej muaji shkurt.

Edhe në Tiranë, një grup i madh me pankarta në duar shihet të marshojë nga liqeni artificial. Gra por dhe vajza të reja bëjnë thirrje kundër dhunës, barzisë dhe të drejtës./albeu.com


Shtuar më 08/03/2020, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori