45-vjeçari në Tiranë bie në kontakt me rrymën në vendin e punës, dërgohet në spital

Një punëtor në një pallat në ndërtim në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ka  rënë në kontakt me rrymën.

Si pasojë 45-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2023, në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.05.2023 11:03