Mori tre plumba nga atentati, dërgohet me urgjencë në Tiranë anëtari i bandës së Llanajve
Një atentat me armë zjarri tronditi Vlorën mbrëmjen e djeshme, ku si pasoojë e të shtënave me armë mbeti i plagosur rëndë, Mikel Mehmeti 41 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Pavarësia në rrugën e Çipajve dhe siç raportohet Mehemtin e kanë kapur 4 plumba, dy në kofshë, një në bark dhe një në brinjë.

Mbi të plagosurin dyshohet se kanë qëlluar nga dy persona që ndodheshin në një makinë që është gjetur e djegur 1 kilometër larg vendit të ngjarjes.

Pas 6 orëve në operacion në spitalin e Vlorës i është hequr shpretka dhe gjendja e tij mbetet kritike.

Kjo ka bërë që i plagsur të trasnportohet me urgjencë drejt Tiranës.

Njoftimi i plotë për ngjarjen:

Sot rreth orës 17:40, në lagjen "Pavarësia" dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekesore në spital. Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre. Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.
Shtuar më 15/01/2019, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori