Mori televizorin të qëllonte Ramën, Paloka tregon çastin e bujshëm
Pëlqej
Edi Paloka ka sqaruar në “5 pyetjet nga Babaramo” castin e sikletshëm kur shkëputi televizorin për ti rënë Ramës në seancën e famshme plenare.

Nënkryetari i PD e komenton këtë si humbje të kontrollit i ardhur si rrjedhojë i një provokimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në drejtim të deputetëve të opozitës.

“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment. Ministri i Jashtëm i fshehur pas Gardës që qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës.

Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt" /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori