Mori sot detyrën e ambasadorit gjerman në Tiranë, kush është Peter Zingraf?
Peter Zingraf mori sot detyrën e ambasadorit gjerman në Tiranë. Po kush është Zingraf?

Ambasadori i ri gjerman ka studiuar romanistikë (histori letërsie frënge dhe italiane) në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali. Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breisgau.

Peter Zingraf është i martuar dhe ka dy vajza. Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993 kur është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm.

Në 1994 Nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, Romë, në 1995 Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik, në 1996 Ambasada e Varshavës në Poloni.

Tre vjet më vonë, Zingraf ushtroi detyrën në 1999 në Ministrinë e Jashtme Federale, Berlin në Departamentin i Kulturës, ndërsa në 2002 Ambasada e Daressalam-it ishin me mision diplomatik në Tanzani.

Eshtë rikthyer në 2005 në Ministrinë e Jashtme Federale, Departamenti Qendror dhe ka mbajtur edhe detyrën e ambasadorit në Dublin, Irlandë. Më pas karriera e tij ka qenë në Gjermani, në Departamentin e Politikës së Jashtme, deri përpara marrjes së detyrës në Shqipëri.

Shtuar më 20/08/2019, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori